Ushtria izraelite bastis kampin e refugjatëve palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite bastis kampin e refugjatëve palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite sot bastisi kampin e refugjatëve Aqabat Jabr në lindje të Bregut Perëndimor të pushtuar, duke shkaktuar përleshje me palestinezët vendas, thanë dëshmitarë, transmeton Anadolu.

Gjysmëhëna e Kuqe tha se ekuipazhi i saj transferoi një palestinez të plagosur në këmbë në Spitalin Qeveritar të Jerichos.

Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, duke përfshirë Kudsin Lindor, në muajt e fundit si rezultat i bastisjeve të përsëritura izraelite në qytetet palestineze.

MARKETING