Ushtria izraelite bastis Hebronin dhe bllokon rrugët me barriera betoni

Ushtria izraelite bastis Hebronin dhe bllokon rrugët me barriera betoni

Forcat izraelite kanë kryer bastisje në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor të pushtuar,, duke përdorur makineri të rënda për të bllokuar rrugët me barriera betoni, raporton Anadolu.

Izraeli ka intensifikuar sulmet në Bregun Perëndimor gjatë dy viteve të gjenocidit në Rripin e Gazës, me sulme që vazhdojnë në formën e vrasjeve, shkatërrimit, zhvendosjes dhe zgjerimit të vendbanimeve.

Sipas shifrave palestineze, forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm kanë vrarë të paktën 1.110 palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë në Kudsin Lindor, si dhe kanë plagosur afër 11 mijë të tjerë që nga tetori i vitit 2023.

Në korrik të vitit 2024, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në një opinion historik shpalli të paligjshëm pushtimin izraelit të territoreve palestineze dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

MARKETING