Ushtria izraelite arreston 7 sirianë në një bastisje në Siri

Sipas mediave lokale, 7 sirianë u arrestuan nga forcat izraelite në një bastisje gjatë natës në periferinë Quneitra, në Sirinë jugperëndimore, transmeton Anadolu.
Televizioni shtetëror sirian, Al-Ikhbariya, raportoi se forcat ushtarake hynë në vendbanimin Jubata al-Khashab në fshatin verior të Quneitras, që ndodhet brenda zonës së shkëputjes në Lartësitë e pushtuara të Golanit në jug të vendit.
Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite mbi raportin.