Ushtria e Serbisë afër kufirit me Kosovën, deputeti gjerman: Ku dreqin është BE-ja?

Ushtria e Serbisë afër kufirit me Kosovën, deputeti gjerman: Ku dreqin është BE-ja?

MARKETING

Deputeti i Bundestagut, Michael Roth, ka reaguar pasi Serbia ka dislokuar forca shtesë në afërsi të kufirit me Kosovën.

MARKETING

Sample Image

Roth përmes një postimi në rrjetin social X, ka etiketuar Vuçiqin duke e pyetur për kontributin e tij për de-eskalim, paqe dhe pajtim.

“…President Vuçiq, pyes veten nëse ky është kontributi juaj për deskalimin, paqen dhe pajtimin? Ku dreqin është BE”, ka shkruar tutje ish-ministri gjerman.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi publik ka dhënë detaje lidhur me bisedën telefonike që ka zhvilluar Këshilltari për Çështje të Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në deklaratën e lëshuar për media SHBA ka shprehur shqetësimin për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën. /Telegrafi/

MARKETING