Ushtari izraelit që mori pjesë në sulmet në Gaza kryen vetëvrasje

Ushtari izraelit që mori pjesë në sulmet në Gaza kryen vetëvrasje

Një ushtar izraelit që mori pjesë në sulmet në Gaza thuhet se kreu vetëvrasje në selinë e tij në Lartësitë e Golanit, të cilat janë territor sirian, transmeton Anadolu.

Kanali izraelit 12 raportoi se një ushtar nga Brigada Nahal kreu vetëvrasje në selinë e ushtrisë në Lartësitë e Golanit këtë mëngjes.

Bëhet e ditur se ushtari izraelit që kreu vetëvrasje kishte marrë pjesë më parë në sulme në Gaza dhe se numri i ushtarëve që morën pjesë në luftën e Gazës dhe kryen vetëvrasje javën e fundit është rritur në 3.

Në një deklaratë, ushtria izraelite theksoi se kishte nisur një hetim për çështjen dhe se rezultatet do t’i njoftoheshin prokurorit ushtarak.

MARKETING