Ushtari izraelit ikën nga Brazili pas hetimeve ndaj tij për kri’me luf’te në Gaza

Ushtari izraelit ikën nga Brazili pas hetimeve ndaj tij për kri’me luf’te në Gaza

Një ushtar izraelit i akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës gjatë luftës në Gaza është arratisur nga Brazili ku autoritetet po bënin presion për një hetim, transmeton Anadolu.

Hetimi buron nga një ankesë e paraqitur nga Fondacioni Hind Rajab (HRF), një organizatë me bazë në Belgjikë, që mbron drejtësinë për viktimat palestineze, tha transmetuesi publik izraelit KAN.

Sipas Kanalit 12 izraelit, ankesa përfshin mbi 500 faqe prova, duke përfshirë video, të dhëna për vendndodhjen dhe inteligjencë me burim të hapur, që lidhin ushtarin me shkatërrimin në Gaza.

HRF-ja bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të ushtarit për të parandaluar arratisjen e tij ose shkatërrimin e provave, tha kanali.

Pavarësisht një urdhri gjykate, ushtari, i identifikuar si rezervist, arriti të largohej nga Brazili dhe thuhet se është rrugës për t’u kthyer në Izrael, tha KAN. Detajet se si ai i ka shpëtuar arrestimit mbeten të paqarta.

Arratisja pason një seri incidentesh të ngjashme që përfshijnë ushtarë izraelitë jashtë vendit. Muajin e kaluar, një grup për mbrojtjen e të drejtave palestineze në Sri Lanka bëri thirrje për arrestimin e një ushtari izraelit në detyrë aktive, i vërejtur në vend, duke nxitur evakuimin e tij të menjëhershëm nga autoritetet izraelite, sipas Kanalit 12 të Izraelit.

Ushtria izraelite ka vazhduar luftën gjenocidale në Gaza që ka vrarë më shumë se 45.700 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Në nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi ​​urdhra arresti për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për luftën e tij në enklavën palestineze.

MARKETING