Usht’arët izra’elitë arrestojnë 16 palestinezë në Bregun Perëndimor

Usht’arët izra’elitë arrestojnë 16 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë arrestuan të paktën 16 palestinezë, përfshirë në mesin e tyre edhe ish të burgosur, gjatë bastisjeve në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit, të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se ushtarët izraelitë kanë vazhduar bastisjet në shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Në deklaratë thuhet se ushtria izraelite ka kryer bastisje në qytetet Betlehem, El Khalil, Tulkarm, Nablus, Jenin dhe Ramallah duke arrestuar 40 persona.

Gjatë bastisjeve, shtëpitë e palestinezëve u shkatërruan ndërsa personat e arrestuar dhe familjet e tyre u janë nënshtruar goditjeve dhe kërcënimeve, bëhet e ditur në deklaratën ku theksohet se që nga 7 tetori 2023 e deri më tani ka shkuar në 12.100 numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim.

MARKETING