Ursula von der Leyen: Të bashkuar deri në fund me Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ritheksuar edhe njëherë mbështejen e pakushtëzuar për Ukrainën, duke theksuar se BE do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

Miqtë, aleatët dhe partnerët e Ukrainës e kuptuan që në fillim se sa serioze është situata. Ne do të vazhdojmë të jemi të bashkuar me njeri-tjetrinpor edhe me SHBA-në”, tha von der Leyen, në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut dhe theksoi se bota e lirë nuk do të pranojë kurrë shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga Vladimir Putin apo plani i tij imperialist”.

Presidenti rus “po shkel ligjin ndërkombëtar. Perëndimi nuk do të pranojë kurrë dërgimin e tankeve në vendet fqinje. Duhet bërë çdo përpjekje që bota të mos vuajë nga lufta e Putinit”, shtoi ajo.

Presidentja e Komisionit Europian theksoi gjithashtu se Europa duhet të investojë më shumë në mbrojtjen e saj dhe në industrinë e armatimeve.

“Ashtu si në pandemi me kompanitë farmaceutike, ne tani do të bëjmë gjithçka që duhet për të përshpejtuar prodhimin,” përfundoi ajo.

 

 

MARKETING