Ura e famshme “Golden Gate”, simbol i San Francisco-s
Ura “Golden Gate” në San Francisco të Kalifornisë në SHBA është simbol i qytetit dhe një nga urat më të famshme në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Golden Gate” mori emrin e saj nga ngushtica që ndan qytetin nga Oqeani Paqësor. Ura u ndërtua nga viti 1933 deri në 1937 ndërsa u hap për publikun më 28 maj 1937.
Ajo peshon 887 mijë tonë ndërsa shtrihet në gjatësi prej 1.280 metrash. Pas ndërtimit të saj u konsiderua si ura më e madhe e varur në botë.