UNRWA: Rreth 74 mijë palestinezë u strehuan në shkollat ​​tona në Gaza

UNRWA: Rreth 74 mijë palestinezë u strehuan në shkollat ​​tona në Gaza

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi se që nga 7 tetori, rreth 74 mijë palestinezë janë strehuar në shkollat e tyre në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

UNRWA-ja bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me të prekurit nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Në deklaratë thuhet se rreth 74 mijë palestinezë, të cilët lanë shtëpitë e tyre që nga 7 tetori, kur filluan ngjarjet, u strehuan në 64 shkolla në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës dhe theksoi se ky numër mund të rritet.

Në deklaratë theksohet se një shkollë që strehonte familjet e zhvendosura në Rripin e Gazës u bombardua drejtpërdrejt nga Izraeli.

Palestinezët që jetojnë pranë zonave kufitare të Rripit të Gazës ose në zonat që janë objektiv i sulmeve intensive izraelite po largohen nga shtëpitë e tyre.

Çfarë ka ndodhur ?

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izz al-Din al-Qassam, më 7 tetor njoftoi se kishte nisur një sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit të quajtur “Tufani i Aksasë”.

Ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, grupe të armatosura palestineze hynë në vendbanimet në rajon.

Ushtria izraelite nisi gjithashtu një sulm në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se 436 persona, përfshirë 91 fëmijë, kanë vdekur dhe 2.271 persona janë plagosur në sulmet e Izraelit në Gaza.

Po ashtu, si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, jetën kanë humbur 15 palestinezë.

Mediat izraelite kanë deklaruar se 700 izraelitë kanë vdekur dhe 2.315 janë plagosur deri më tani nga sulmet.

MARKETING