UNICEF: Rreth 11 milionë fëmijë në Nigeri janë në rrezik nga kequshqyerja

Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) raportoi se rreth 11 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç në Nigeri janë në rrezik nga kequshqyerja e rëndë për shkak të “varfërisë ushqimore të fëmijëve”.
Në një deklaratë me shkrim, UNICEF paralajmëroi se fëmijët që përjetojnë varfëri ushqimore janë në një rrezik që kërcënon jetën.
Në Kano, shteti më i populluar i vendit, 51.9 për qind e fëmijëve janë të shkurtër për moshën e tyre, ndërsa më shumë se 10 për qind janë të dobët për gjatësinë e tyre.
UNICEF u dorëzoi autoriteteve në shtetin Kano ushqime terapeutike të gatshme për t’u ngrënë (RUTF) si pjesë e luftës së saj kundër kequshqyerjes.
Duke folur në ceremoninë e dorëzimit, drejtori i Shëndetit i UNICEF-it për Nigerinë, dr. Serekeberehan Seyoum Deres tha se fëmijëria e hershme është periudha më kritike për rritjen fizike dhe zhvillimin e trurit.