UNICEF: Fëmijët në Gaza po vdesin nga uria

Agjencia e ndihmës humanitare për fëmijët në kuadër të Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka bërë të ditur të enjten se më shumë se 9,000 fëmijë në Rripin e Gazës, janë trajtuar për kequshqyerje gjatë këtij viti, ndërsa ekspertët e sigurisë së ushqimit kanë vlerësuar se dhjetëra mijëra raste pritet të shfaqen në vitin e ardhshëm.
MARKETING
Agjencia e ndihmës humanitare për fëmijët në kuadër të Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka bërë të ditur të enjten se më shumë se 9,000 fëmijë në Rripin e Gazës, janë trajtuar për kequshqyerje gjatë këtij viti, ndërsa ekspertët e sigurisë së ushqimit kanë vlerësuar se dhjetëra mijëra raste pritet të shfaqen në vitin e ardhshëm, ka raportuar AP.
Ekspertët gjithashtu kanë paralajmëruar se territori është në prag të krizës së urisë nëse Izraeli nuk e ndalon fushatën ushtarake dhe nuk e largon plotësisht bllokadën e ndihmave, mirëpo Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar javën e kaluar se tashmë njerëzit po vdesin urie.
“Kudo që shikon, njerëzit janë të uritur… Ata drejtojnë gishtat nga goja për të treguar se janë të uritur”, ka thënë Nestor Oëomuhangi, përfaqësues i Fondit të Kombeve të Bashkuara për popullsinë në territoret palestineze.
“Më e keqja veçse ka arritur në Gaza”, ka shtuar ai.
“Fëmijët janë tashmë duke vdekur për shkak të kequshqyerjes dhe ka më shumë foshnje në Gaza që do të jenë në rrezik nëse nuk iu mundësohet qasja e shpejtë në ndihmat ushqimore, të nevojshme për të shpëtuar jetët e tyre”, ka thënë Tess Ingram nga UNICEF-i./ ABC.