UNICEF dënon ashpër sulmin izraelit në Spitalin Baptist al-Ahli në Gaza

UNICEF dënon ashpër sulmin izraelit në Spitalin Baptist al-Ahli në Gaza

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka dënuar ashpër sulmin ndaj Spitalit Baptist al-Ahli në Gaza dhe bëri thirrje për armëpushim urgjent, transmeton Anadolu.

Përmes llogarisë në median sociale, UNICEF reagoi ashpër ndaj sulmit të Izraelit ndaj spitalit në Gaza.

“UNICEF dënon ashpër sulmin kundrejt Spitalit Baptist al-Ahli në Gaza, i cili ka shkaktuar vdekjen e qindra civilëve”, tha UNICEF.

UNICEF bëri thirrje për mbrojtjen e fëmijëve, civilëve dhe infrastrukturës që ata përdorin, si dhe theksoi se “kemi nevojë për armëpushim urgjent dhe qasje të ndihmës humanitare”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, për Anadolu njoftoi se mbi 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës mbrëmjen e sotme.

Pamjet treguan kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit.

Sipas korrespondentit të Anadolu-t, mijëra palestinezë ishin në spital kur ndërtesa u bombardua.

MARKETING