Sulmi terrorist në spitalin në Gaza, Netanyahu: Xhihadi Islamik përgjegjës për bombardimin

Sulmi terrorist në spitalin në Gaza, Netanyahu: Xhihadi Islamik përgjegjës për bombardimin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu akuzon Lëvizjen e Xhihadit Islamik për bombardimin e një spitali në Gaza që vrau qindra njerëz, 500 deri në 800 sipas raporteve.

“Një analizë e sistemeve operacionale të IDF-së tregon se një breshëri raketash u hodhën nga terroristët në Gaza, pranë spitalit Al Ahli në Gaza në kohën kur u godit. Informacionet nga burime të shumta në duart tona tregojnë se Lëvizja e Xhihadit Islamik është përgjegjëse për lëshimin e dështuar të raketës që goditi spitalin në Gaza”, shkroi Netanyahu në Platformën X.

MARKETING