Ukrainë, të paktën shtatë civilë plagosen në sulmin ajror rus në Kharkiv

Ukrainë, të paktën shtatë civilë plagosen në sulmin ajror rus në Kharkiv

Të paktën shtatë civilë janë plagosur si pasojë e sulmit ajror rus në fshatin Zolochiv në rajonin Kharkiv, raporton Anadolu.

Siç njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, përpos të plagosurve, 13 ndërtesa u dëmtuan në sulm.

Lufta Rusi-Ukrainë filloi më 24 shkurt 2022, gati tre vjet më parë.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se forcat e saj kishin marrë nën kontroll vendbanimin Yasenove në rajonin Donetsk të Ukrainës.

Që nga fillimi i konfliktit tre vjet më parë, Rusia pretendon se ka shkatërruar 653 avionë, 283 helikopterë, 42.979 dronë, 592 sisteme të mbrojtjes ajrore, 21,287 tanke dhe automjete të tjera të blinduara, 1.514 raketahedhës të shumëfishtë, 21.495 artileri dhe mortaja ushtarake si dhe 31.459 automjete transportuese ushtarake.

MARKETING