Ukrainë, rritet në 9 numri i viktimave në sulmet raketore ruse në Slovyansk

Ukrainë, rritet në 9 numri i viktimave në sulmet raketore ruse në Slovyansk

Është rritur në 9 numri i viktimave si pasojë e sulmeve raketore që ushtria ruse kreu dje ndaj qytetit Slovyansk të Ukrainës, raporton Anadolu.

Kreu i administratës ushtarako-civile të qytetit Slovyansk, Vadim Liakh në një deklaratë me shkrim nga llogaria e tij në rrjetet sociale dha informacion rreth sulmeve raketore të kryera kundër qytetit më 14 prill.

Liakh tha se trupi i pajetë i një gruaje u gjet natën në një ndërtesë që u shndërrua në rrënojë si pasojë e sulmit.

Numri i personave që kanë humbur jetën në sulm është rritur në 9, tha Liakh duke shtuar se numri i të plagosurve është rritur në 21.

Si pasojë e sulmeve raketore të kryera dje ndaj qytetit Slovyansk nga ushtria ruse, u shkaktuan dëme te një ndërtesë 6-katëshe si dhe tek disa ndërtesa dhe automjete përreth.

Si pasojë e sulmit ishte njoftuar se kishte viktima dhe të plagosur.

MARKETING