Ukrainë: Mbi 26 mijë persona kërkohen si të zhdukur në vend

Ukrainë: Mbi 26 mijë persona kërkohen si të zhdukur në vend

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Leonid Tymchenko, njoftoi se mbi 26 mijë persona kërkohen si të zhdukur në vend, transmeton Anadolu.

Në fjalimin e tij në një program televiziv, Tymchenko informoi lidhur me numrin e civilëve dhe ushtarëve të cilët konsiderohen në vend si të zhdukur.

Aktualisht në vend kërkohen si të zhdukur mbi 26 mijë persona, deklaroi Tymchenko duke theksuar se “Prej këtyre 11 mijë janë civilë, ndërsa rreth 15 mijë janë ushtarë”.

Tymchenko bëri të ditur se informacionet për çdo person të zhdukur janë regjistruar.

– Rusia kreu sulm ajror ndaj një spitali në qytetin Berislav të Ukrainës

Kreu i administratës ushtarake të rajonit Kherson, Oleksandr Prokudin, në një deklaratë të bërë nga llogaria e tij në rrjetet sociale theksoi se ushtria ruse ka kryer 5 sulme ajrore në qytetin Berislav të rajonit Kherson.

Si pasojë e sulmit u godit një spital transmetoi Prokudin i cili tha më tej se u shemb plotësisht kati i katërt i ndërtesës së spitalit ndërsa u dëmtua pjesërisht edhe një kat tjetër.

Prokudin njoftoi se si pasojë e sulmit u plagosën 2 punonjës të shëndetësisë dhe u dëmtuan ambulancat.

MARKETING