Ukrainasit me kundërsulme në tre fronte ndaj rusëve
Ukraina po vazhdon përparimin në frontet e Bakhmutit, Donetskut dhe Zaporizhzhias.
Ushtria ukrainase janë përpjekur të shkatërrojnë forcat ruse, në vend që të rimarrin pjesë të territorit, raporton skynews.
Instituti amerikan për Studimin e Luftës (ISW) thotë se ka verifikuar raportet e forcave ukrainase që kanë zënë pozicione në Klishchiivka, rreth 5 kilometra në jugperëndim të Bakhmutit.
Thinktank me bazë në SHBA thotë se lëvizjet e fundit të trupave, angazhimet dhe përparimet tregojnë se Ukraina po “vazhdon përpjekjet për të degraduar gradualisht asetet logjistike ruse”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kohët e fundit vuri në dukje një ngadalësim të përparimit dhe bëri thirrje për më shumë armë perëndimore – Joe Biden, presidenti i SHBA-së, pritet që sot të shpallë një paketë tjetër masive ndihme prej 800 milionë dollarë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.