Ukrainasit goditën fabrikën kryesore të Putinit në Rusi

Ukrainasit goditën fabrikën kryesore të Putinit në Rusi

Dronët ukrainas gjatë natës kryen një sulm ndaj një fabrike të madhe ushtarake ruse në qytetin Yelets, duke shkaktuar një zjarr që ka bërë që të ndalet puna në objekt, i cili ka një rol të rëndësishëm në zinxhirin ushtarak-industrial rus.

MARKETING

Objektivi i sulmit ishte fabrika Energija në rajonin Lipetsk, konfirmuan autoritetet lokale dhe burimet ukrainase.

Fabrika prodhon bateri dhe sisteme energjetike që përdoren në pothuajse të gjitha degët e industrisë mbrojtëse të Vladimir Putinit.

Ministria ruse e mbrojtjes raportoi se gjatë natës së tretë me radhë të sulmeve janë rrëzuar të paktën 112 dronë ukrainas. Mes qëllimeve ishte përsëri Moska, ku sulmet ndërprenë funksionimin e disa aeroporteve.

Guvernatori i Lipetsk, Igor Artamonov, tha se rrëzimi i dronëve shkaktoi zjarr në zonën industriale dhe u lënduan tetë persona.

Një dron goditi çatinë e një ndërtesë banimi dhe dëmtoi 20 apartamente. Nuk pati viktima. Artamonov nuk përmendi emrin e fabrikës, por mohoi pretendimet për rrjedhje të kimikateve të rrezikshme.

Qendra ukrainase për luftimin e dezinformimit njoftoi se pas sulmit fabrika ndaloi punën.

MARKETING