Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka goditur rafineritë ruse të naftës në dy rajone gjatë dy ditëve të fundit.

Në një postim në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainas theksoi se sulmet kishin shënjestruar rafineritë e naftës në rajonin Ryaza dhe Novokuibyshev si dhe në rajonin Samara.

Nga ushtria ukrainase u bë e ditur se që të dy rajonet furnizonin ushtrinë ruse me naftë, që përdorej në makineritë luftarake që luftonin në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

“Rafineritë në Ryaza prodhon afërsisht 840 mijë tonelata të naftës për aeroplanët luftarak”, thuhet ndër tjera ku është theksuar se kjo naftë është përdorur për aeroplanë luftarakë rusë që po sulmojnë Ukrainën.

Në anën tjetër kreu i ushtrisë ukrainase ka njoftuar se nuk ekziston ndonjë rrezik për rrethim të trupave ukrainase në rajonin rus Kursk. /Telegrafi/

 

MARKETING