Ukrainas sulmon qytetin rus pranë kufirit, vriten tre civilë pas goditjes nga droni kamikaz

Ukrainas sulmon qytetin rus pranë kufirit, vriten tre civilë pas goditjes nga droni kamikaz

Tre persona janë vrarë në një sulm ukrainas me dron në rajonin Belgorod të Rusisë, sipas asaj që ka raportuar guvernatori i zonës.

Në një deklaratë në Telegram , Vyacheslav Gladkov tha se një makinë u godit nga një “dron kamikaz” në periferi të fshatit Pochaevo. Brenda makinës, sipas tij ndodhej një grup me punëtorë ndërtimi.

Rajoni jugor i Belgorodit të Rusisë dhe rajone të tjera në kufi me Ukrainën janë sulmuar shpesh nga forcat ukrainase gjatë luftës, duke qenë në shënjestër nga dronet e forcave ukrainase.

MARKETING