Ukraina thotë se ka alternativa nëse marrëveshja për eksportin e grurit nuk zgjatet

Ukraina thotë se ka alternativa nëse marrëveshja për eksportin e grurit nuk zgjatet

Ukraina ka mënyra alternative të transportit të grurit nëse një marrëveshje për eksportet e sigurta të Detit të Zi nuk zgjatet më 18 maj.

Kështu u shpreh ministri ukrainas i Bujqësisë, Mykola Solsky, shkruan Reuters.

Portet ukrainase të Detit të Zi u bllokuan pas pushtimit të Rusisë vitin e kaluar, por qasja në tre prej tyre u lirua korrikun e kaluar sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit që u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Moska ka kërcënuar se do të tërhiqet nga marrëveshja më 18 maj nëse nuk plotësohet një listë kërkesash për të hequr pengesat ndaj eksporteve të grurit dhe plehrave të Rusisë.

“Ne nuk parashikojmë ndonjë skenar apokaliptik për shkak të rrethanave të shumta. Fermerët dhe tregtarët ukrainas kanë treguar se mund të bëjnë shumë dhe mund të vendosen shumë rrugë eksporti,” theksoi ministri.

“Ka disa skenarë që do të përfshihen në skenarët më të keq”, shtoi ai, duke mos dhënë më shumë detaje.

MARKETING