Ukraina: Rusisë po i mbaron fuqia në Bakhmut

Ukraina: Rusisë po i mbaron fuqia në Bakhmut

Komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës, Aleksandr Sirskiy deklaroi se fuqia e Rusisë ka filluar të mbarojë në qytetin Bakhmut, ku luftimet vazhdojnë dhe se së shpejti do të përfitojnë nga kjo mundësi, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Sirskiy tha se Rusia nuk heq dorë nga shpresa për të rimarrë Bakhmut-in me çdo kusht, “pavarësisht humbjes së trupave dhe pajisjeve”.

Ai tha se forcat kryesore të Rusisë në drejtim të Bakhmut-it janë formuar nga luftëtarët e kompanisë ruse të sigurisë Wagner. “Ata po pësojnë humbje të mëdha dhe po u mbaron fuqia. Ne do të përfitojmë nga kjo mundësi shumë shpejt, siç bëmë dikur në Kiev, Kharkiv, Balakliya dhe Kupyansk”, tha Sirskiy.

Sipas tij, nën sulmet e pandërprera të ushtrisë ruse, ushtarët ukrainas në front kanë treguar qëndrueshmëri, guxim dhe trimëri.

MARKETING