Ukraina: Rusët sulmuan infrastrukturën portuale në Danub

Ukraina: Rusët sulmuan infrastrukturën portuale në Danub

Rusia mbrëmë shënjestroi infrastrukturën portuale në lumin Danub në një sulm me mjete ajrore pa pilot në rajonin e Odesës të Ukrainës, transmeton Anadolu.

Kreu i Administratës Ushtarake të Rajonit të Odesës në Ukrainë, Oleg Kiper tha në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale se ushtarët rusë kryen tjetër sulm në rajonin e Odesës mbrëmë.

Ai shtoi se rusët shënjestruan infrastrukturën portuale të Danubit. “Rusët sulmuan portet me mjete ajrore pa pilot ‘Shahed’ për 4 orë. UAV u shkatërruan nga forcat tona të mbrojtjes ajrore”, theksoi Kiper.

Sipas tij, 6 persona u plagosën si pasojë e sulmeve ndërsa një hangar i ngarkuar me drithë u shkatërrua dhe u dëmtuan rezervuarët e magazinimit.

MARKETING