Ukraina njofton më shumë sulme ndaj anijeve ruse dhe urës së Krimesë

Ukraina njofton më shumë sulme ndaj anijeve ruse dhe urës së Krimesë

Ukraina ka njoftuar se synon të vazhdojë sulmet duke përdorur drone detare, pas dy sulmeve duke përdorur armë të tilla brenda 24 orëve.

Kreu i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës (SBU), Vasyl Maliuk tha të shtunën se çdo shpërthim që ndodh në anijet ruse ose urën e Krimesë është “një hap absolutisht logjik dhe efektiv, shkruan CNN.

“Për më tepër, operacione të tilla speciale kryhen në ujërat territoriale të Ukrainës dhe janë plotësisht legale”, u shpreh ai.

Maliuk tha se nëse rusët donin që shpërthime të tilla të ndalonin “ata kanë të vetmen mundësi për ta bërë këtë – të largohen nga ujërat territoriale të Ukrainës dhe tokës sonë”.

MARKETING