Ukraina nis për herë të parë sulmin me bomba thërrmuese të furnizuara nga SHBA

Ukraina nis për herë të parë sulmin me bomba thërrmuese të furnizuara nga SHBA

Forcat ukrainase kanë nisur sulmin me municione thërrmuese, të siguruara nga SHBA, kundër Rusisë.

Vendimi për SHBA-në për t’i dhënë Ukrainës armët u kundërshtua nga aleatët, përfshirë Britaninë, sepse bombat thërrmuese paraqesin një rrezik të madh për civilët – duke shpërthyer në ajër dhe duke lëshuar qindra bomba më të vogla mbi një zonë.
Ato janë gjithashtu të ndaluara gjerësisht sipas Konventës për Municionet Thërrmuese, të nënshkruar nga më shumë se 120 vende – edhe pse jo nga SHBA, Ukraina apo Rusia.

Rusia dhe Ukraina kanë vendosur tashmë municione thërrmuese në vijat e frontit në Ukrainën lindore – por është hera e parë që ato furnizohen nga SHBA në Kiev, shkruajnë mediat e huaja. Kundërofensiva aktuale e Ukrainës është një përpjekje për të çliruar 18 për qind të territorit ukrainas të pushtuar nga forcat ruse.

MARKETING