Ukraina me kërkesa të qarta në SHBA: Më shumë sanksione për Rusinë

Ukraina me kërkesa të qarta në SHBA: Më shumë sanksione për Rusinë

Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, zhvilloi një takim të rëndësishëm me përfaqësuesiin e posaçëm të presidentit amerikan, Donald Trump, Keith Kellogg, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit në frontin e luftës dhe çështje kyçe të sigurisë.

MARKETING

Në qendër të diskutimeve ishin situata aktuale në vijën e parë të frontit, rezultatet e takimeve të fundit në Stamboll, si dhe nevoja për të forcuar më tej sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë.

Palët theksuan gjithashtu rëndësinë jetike të vazhdimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën në kushtet e agresionit të vazhdueshëm rus.

Një nga temat më të ndjeshme të trajtuara në takim ishte ajo e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga autoritetet ruse. Yermak deklaroi se Ukraina ka dorëzuar tashmë listat përkatëse tek pala ruse dhe po pret një përgjigje zyrtare.

“Është thelbësore që këta fëmijë të kthehen sa më parë në shtëpi. Çdo ditë vonesë është një padrejtësi ndaj tyre dhe familjeve të tyre,” u shpreh Yermak.

Takimi në Uashington vjen në një moment kritik për Ukrainën, ndërsa përpjekjet diplomatike për mbështetje ndërkombëtare po intensifikohen përpara samiteve të rëndësishme të planifikuara në muajt në vijim.

 

MARKETING