Ukraina i jep goditjen e rëndë Putinit, shërbimi sekret elim’inon shkencëtarin rus të rak’etave
Shërbimi i inteligjencës ushtarake ukrainase HRU thotë se ka vrarë shkencëtarin rus të raketave, Mikhail Schatsky, pranë Moskës.
Schatsky punonte për një kompani shtetërore ruse të hapësirës ajrore dhe luajti një rol kyç në zhvillimin e sistemeve të ndryshme të armëve. Midis tyre: raketa ruse Kh-69, siç raporton gazeta ruse “Moscow Times”.
Një zyrtar i inteligjencës ukrainase i tha “Hromadske”: “Çdo person që, në një mënyrë apo tjetër, është i përfshirë në zhvillimin e kompleksit ushtarak-industrial rus, duke mbështetur kështu agresionin rus kundër Ukrainës, është një objektiv legjitim për forcat e mbrojtjes.”
Vrasja e Shatsky thuhet se ka ndodhur në parkun pyjor Kuzminsky, raporton gazeta ukrainase Kyiv Independent. Një video në platformën X tregon efektivët e policisë që mbërritën në vendngjarje.