Ukraina falënderon Trumpin pas njoftimit për shkurtimin e afatit 50-ditor për Rusinë për armëpushim

Ukraina falënderon Trumpin pas njoftimit për shkurtimin e afatit 50-ditor për Rusinë për armëpushim

Ukraina falënderoi presidentin amerikan Donald Trump pasi ai njoftoi se do ta shkurtojë afatin 50-ditor që i kishte dhënë Rusisë për të arritur një marrëveshje armëpushimi me Kievin, transmeton Anadolu.

“Faleminderit presidentit të SHBA-së që qëndron i vendosur dhe jep një mesazh të qartë paqeje përmes forcës”, tha në X, Andriy Yermak, shefi i Zyrës Presidenciale të Ukrainës.

“(Presidenti rus Vladimir) Putin respekton vetëm forcën – dhe ky mesazh është i qartë dhe i fuqishëm. Kur Amerika udhëheq me forcë, të tjerët mendojnë dy herë”, shtoi Yermak.

Më herët gjatë ditës, Trump u tha gazetarëve përpara një takimi me kryeministrin britanik Keir Starmer në Skoci se ai është “shumë i zhgënjyer” me homologun e tij rus, duke thënë se Putin “del dhe fillon të lëshojë raketa në ndonjë qytet si (kryeqyteti) Kievi dhe vret shumë njerëz në ndonjë shtëpi pleqsh ose çfarëdo tjetër”.

“Do të duhet ta rishikojmë. Do ta reduktoj atë afat prej 50 ditësh që ia dhashë (për një armëpushim me Ukrainën) në një numër më të vogël, sepse mendoj se tashmë e di përgjigjen se çfarë do të ndodhë”, shtoi Trump.

Më 14 korrik, Trump kishte kërcënuar se do të vendosë tarifa dytësore 100 për qind ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë brenda 50 ditëve.

MARKETING