Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina ka bombarduar portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi.
MARKETING
Porti rus i Novorossiysk, i cili është bërë një bazë e rëndësishme për flotën e Detit të Zi pas sulmeve të përsëritura në selinë e tij në Krime, është shënjestruar nga dronët ukrainas.
Edhe ditë më parë, terminali i naftës në portin rus është sulmuar nga ushtria e Volodymyr Zelenskyt, duke i dhënë rusëve një tjetër goditje në industrinë e naftës.
Pamjet e sulmit ndaj tij u shfaqën së fundmi në rrjete sociale dhe tregojnë dy dronë ukrainas ndërsa fluturonin mbi port, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Ukraina ka bombarduar portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi.
Ndryshe, në vitin 2023, Rusia zhvendosi shumicën e anijeve të saj të flotës së Detit të Zi nga Krimea e pushtuar në Novorossiysk pas një sërë sulmesh ukrainase, duke përfshirë një sulm të rëndësishëm me raketa në selinë e flotës në Sevastopol.
Porti Novorossiysk është një qendër strategjike për eksportet e naftës dhe operacionet detare.
Seria e fundit e sulmeve që synojnë industrinë e naftës ruse përfshin një sulm të konfirmuar me dron nga forcat ukrainase në një bazë nafte në Rajonin e Rostovit më 15 maj.