Ukraina akuzon Rusinë për minimin e bisedimeve me një kërkesë të minutës së fundit

Rusia po kërkon që bisedimet me Ukrainën në Stamboll të zhvillohen ballë për ballë, pa praninë e Turqisë dhe SHBA-së, sipas një burimi diplomatik ukrainas.
MARKETING
Burimi tha se kjo tregon se Moska po “minon përpjekjet për paqe”.
“Një tjetër shenjë që pala ruse po minon përpjekjet për paqe. Ne kemi ardhur për të zhvilluar një bisedë serioze, ndërsa rusët po paraqesin kërkesa dhe kushte. Kjo na bën të dyshojmë nëse (Presidenti rus Vladimir) Putin i ka dërguar për të zgjidhur çështjet apo thjesht për të zvarritur procesin,” tha burimi në kushte anonimiteti, raporton skynews.
“Ekziston vetëm një arsye pse rusët kanë frikë nga prania e SHBA-së në sallë – ata kanë ardhur për të zvarritur procesin, jo për të zgjidhur çështje, dhe duan ta fshehin këtë nga Shtetet e Bashkuara”, shtuan ata.
Sipas një burimi diplomatik ukrainas, sigurimi i një armëpushimi do të jetë përparësi kryesore, duke shtuar se ka gjithashtu nevojë për “masa për ndërtimin e besimit”.
Duke folur në kushte anonimiteti, burimi tha se negociatorët ukrainas do të ngrenë gjithashtu mundësinë e një takimi ballë për ballë midis presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe diktarorit të Rusisë, Vladimir Putin.
Të dy udhëheqësit u takuan për herë të fundit në vitin 2019, shkruan skynews.
“Ne e kuptojmë se për çdo diplomaci që të jetë e suksesshme, duhet të ketë një armëpushim – real, i qëndrueshëm dhe i monitoruar mirë”, shtoi burimi ukrainas.
“Duhet gjithashtu të ketë masa humanitare për ndërtimin e besimit, si kthimi i fëmijëve ukrainas, i civilëve të ndaluar dhe shkëmbimi i robërve të luftës sipas parimit ‘të gjithëve për të gjithë’.”
Ndryshe, delegacionet e të dyja vendeve pritet të shfaqin prioritetet e tyre gjatë takimit në Stamboll.