Uji në Shkup i sigurt për pije

Uji në Shkup i sigurt për pije

Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e hulumtimeve të bëra në 195 mostra nga 44 vende matëse në qytet.

MARKETING

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 26 deri më 31 maj të vitit 2025 merr 195 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 195 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 44 stacione matëse në Qytetin e Shkupit. Njëherit janë marrë 10 mostra hetimore pas sanimit të defektit më 1 qershor të vitit 2025”, thuhet në kumtesën e sotme të NP “Ujësjellës dhe kanalizim”.

Ndërmarrja publike, siç citojnë nga atje, me qëllim të informimit më të mirë të qytetarëve të qytetit të Shkupit, këto të dhëna i publikon në raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pije, të marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për kontroll sanitar.

MARKETING