Uji në Shkup i sigurt për pije

Uji në Shkup i sigurt për pije

Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë të dhënat nga analizat e bëra të 203 mostrave nga 50 pika matëse.

“Sektori për kontroll sanitar, në periudhën nga 16 shkurti deri më 23 shtator të vitit 2024 ka marrë 203 mostra fiziko-kimike dhe 203 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 50 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analiza, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, njoftojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup.

Ndërmarrja publike, siç thonë nga atje, me qëllim që të informojnë sa më mirë qytetarët e qytetit të Shkupit, këto të dhëna i publikon në raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e kontrollit sanitar.

MARKETING