Uji në Shkup i pijshëm

Uji në Shkup i pijshëm

NP Ujësjellës dhe kanalizim – Shkup me qëllim të informimit më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, e publikon raportin vjetor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për kontroll sanitar, i cili në të vërtetë është laboratori i parë në vend, që e akrediton punën e tij sipas standardit ISO 17025:2018.

Departamenti për kontroll sanitar në periudhën prej 24.04.2023 deri më 28.04.2023, ka marrë 181 kampione për analiza fiziko-kimike dhe 181 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 38 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga testet, të gjitha mostrat i PËRGJIGJEN Rregullores për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e RM, nr. 183/18).

MARKETING