Uji në Shkup është i sigurt për pije

Uji në Shkup është i sigurt për pije

Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregon raporti më i ri javor i NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”.

Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga data 09.02.2026 deri më 13.02.2026 ka marrë 192 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 192 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit për pije nga 48 stacione matëse në qytetin e Shkupit.

Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat përputhen me rregulloren mbi kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit për pije.

MARKETING