Uji në Shkup është i sigurt për pije

Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregon raporti i fundit javor nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.
Sektori i Kontrollit sanitar në periudhën nga data 28 korrik deri më 1 gusht 2025 mori 213 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 213 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 46 pika matëse në Qytetin e Shkupit.
Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.