Udhëheqësit e BE bien dakord për mbështetjen ushtarake të Ukrainës
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, me përjashtim të kryeministrit hungarez Viktor Orbán, kanë miratuar përfundime të përbashkëta lidhur me mbështetjen për Ukrainën. Megjithatë, mbetet e paqartë se si është formuluar në tekstin përfundimtar huaja prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën – pjesa më e debatueshme e diskutimeve.
“Sot, #EUCO dha një mesazh të rëndësishëm: BE-ja është e përkushtuar të adresojë nevojat urgjente financiare të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, duke përfshirë edhe mbështetjen për përpjekjet e saj ushtarake dhe të mbrojtjes,” tha António Costa, presidenti i Këshillit Evropian.
“Rusia duhet ta ndalë menjëherë luftën.”-thotë Costa më tej.

