U raportua për 10 pasagjerë në aeroplanin e rrëzuar në Rusi, por janë gjetur tetë – asnjëri nuk konfirmohet se është Prigozhin

Të paktën tetë trupa janë gjetur në vendin e rrëzimit të aeroplanit, raportojnë mediat e huaja.
MARKETING
Media shtetërore ruse kanë raportuar se tetë trupa të pajetë janë gjetur në vendin e rrëzimit të aeroplanit në Tver, i cili është në veri të Moskës.
Gjithashtu u raportua se në bordin e aeroplanit ndodheshin dhjetë persona, raporton cnn.
Zyrtarët rusë nuk e kanë identifikuar asnjë nga viktimat edhe pse u raportua se shefi i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve.
Ndryshe, Prigozhin raportohet se ka mundësi që në fund të mos ketë hipur në aeroplan.
Mediat raportojnë se një aeroplan që i përkiste kreut të grupit të Wagnerit ka aterruar në një aeroport privat në Moskë, sipas sistemeve të gjurmimit Flight Radar.