Turqia zotohet të mbështesë botën muslimane dhe drejtësinë globale, kritikon agresionin rajonal të Izraelit

Turqia zotohet të mbështesë botën muslimane dhe drejtësinë globale, kritikon agresionin rajonal të Izraelit

Turqia në samitin e Organizatës së Bashkëpunim Islamik (OIC) është zotuar të mbështesë botën muslimane dhe të avokojë për drejtësi globale, si dhe ka dënuar agresionin rajonal të Izraelit, raporton Anadolu.

MARKETING

Në seancën e 51-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OIC-it në Stamboll, ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka deklaruar se Turqia gjatë presidencës së saj me organizatën “do të përforcojë zërin e botës muslimane, do të përparësojë vendosjen e drejtësisë globale dhe do të vazhdojë të qëndrojë fort kundër shtypjes”.

Në një kohë kur sulmet e Izraelit ndaj Gazës dhe Iranit vazhdojnë, Stambolli organizon përsëri një ngjarje shumë të rëndësishme, duke tërhequr vëmendjen globale ndaj Turqisë.

Turqia është nikoqire e seancës së 51-të nën temën “OIC në një botë në transformim”. Seanca pritet të jetë një nga takimet më të ndjekura në historinë e OIC-it.

“Izraeli tani po sulmon fqinjin tonë, Iranin, duke e çuar rajonin në prag të një katastrofe në shkallë të plotë”, theksoi Fidan.

Çështja e agresionit të vazhdueshëm të Izraelit, theksoi ministri turk, nuk është “as problem i Palestinës, as i Libanit, as i Sirisë, as i Jemenit, as i Iranit. Kjo çështje është qartësisht një problem i Izraelit”.

Armiqësitë shpërthyen më 13 qershor kur Izraeli nisi sulme ajrore në disa lokacione në të gjithë Iranin, duke përfshirë objektet ushtarake dhe bërthamore, duke e çuar Teheranin të nisë sulme hakmarrëse.

Që atëherë, autoritetet izraelite thanë se të paktën 25 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa iraniane, ndërkohë sipas raportimeve në mediat iraniane, të paktën 430 persona janë vrarë dhe mbi 3.500 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Iran.

MARKETING