Turqia vazhdon ndihmën humanitare për Gazën nën koordinimin e AFAD-it

Turqia vazhdon ndihmën humanitare për Gazën nën koordinimin e AFAD-it

Duke refuzuar të heshtë përballë mizorive në Gaza, Turqia vazhdon përpjekjet e saj për ndihmë humanitare në rajon nën koordinimin e Autoritetit Shtetëror të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), me kontribute nga organet qeveritare dhe organizatat joqeveritare, transmeton Anadolu.

“Që nga tetori i vitit 2023, Turqia ka dërguar gjithsej 101.725 tonë ndihma në Gaza nëpërmjet 16 anijeve dhe 14 avionëve. Midis 27 korrikut të vitit 2025 deri më tani 333 kamionë që transportonin furnizime humanitare kanë kaluar në rajon”, shkroi AFAD në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

AFAD theksoi se që nga fillimi i armëpushimit javën e kaluar, operacionet e ndihmës janë përshpejtuar. Në kuadër të kësaj përpjekje, 100 kamionë me ndihmë humanitare, përfshirë furnizime të koordinuara nga AFAD dhe kontribute nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe organizata joqeveritare të tjera vendase, u dorëzuan në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe Egjiptiane nga El Arish në pikën kufitare Karem Abu Salem.

Për ditës e nesërme, dërgesa shtesë ndihmash nga Turqia janë planifikuar të përfshijnë 17 kamionë me ushqime, si dhe tre kamionë me batanije dhe tenda turke.

AFAD theksoi se vazhdon të punojë ngushtë me të gjitha institucionet dhe organizatat joqeveritare për të përmbushur nevojat humanitare në rajon.

MARKETING