Turqia synon të prodhojë rreth 500 avionë KAAN, HÜRJET dhe HÜRKUŞ në 10 vitet e ardhshme

Turqia synon të prodhojë rreth 500 avionë KAAN, HÜRJET dhe HÜRKUŞ në 10 vitet e ardhshme

Drejtori i Përgjithshëm Industrisë Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ), Mehmet Demiroğlu, njoftoi se deri në vitin 2034, planifikohet prodhimi i rreth 500 avionëve KAAN, HÜRJET dhe HÜRKUŞ, si dhe mbi 350 helikopterëve të tipit GÖKBEY, ATAK dhe ATAK-2, raporton Anadolu.

MARKETING

Duke folur në një takim me gazetarët në Ankara, Demiroğlu tha se TUSAŞ ka ndërtuar një plan 10-vjeçar për të përmbushur kërkesat e Forcave të Armatosura dhe për të zgjeruar eksportet në tregjet ndërkombëtare, përfshirë Afrikën dhe Amerikën Latine.

Krahas avionëve dhe helikopterëve, kompania synon prodhimin e rreth 600 dronëve luftarakë, si ANKA-3, ANKA-1 dhe AKSUNGUR, gjatë dekadës së ardhshme.

Demiroğlu deklaroi se HÜRJET do t’i dorëzohet për herë të parë Forcave Ajrore Turke në fillim të vitit 2027, ndërsa për Spanjën synohet dorëzimi në vitin 2028. Ai theksoi rëndësinë e marrëveshjes së fundit të arritur me firmat spanjolle dhe shpresën se kjo do t’i hapë Turqisë derën drejt NATO-s për avionin HÜRJET.

Lidhur me projektin e avionit luftarak KAAN, ai bëri të ditur se dy prototipa janë në proces prodhimi, dhe planifikohet që deri në fund të vitit 2025 tre avionë KAAN të jenë në fluturim. Dorëzimet për Forcat Ajrore do të fillojnë në fund të vitit 2028 ose fillim të vitit 2029.

Demiroğlu njoftoi se HÜRKUŞ ka marrë 55 porosi dhe se dhjetë avionë do të dorëzohen këtë vit.

Deri në vitin 2034, TUSAŞ synon të arrijë një qarkullim prej 12 miliardë dollarësh dhe të forcojë shërbimet e mirëmbajtjes, logjistikës dhe pjesëve rezervë.

MARKETING