Turqia riafirmon mbështetjen për bisedimet diplomatike mbi programin bërthamor të Iranit

Turqia riafirmon mbështetjen për bisedimet diplomatike mbi programin bërthamor të Iranit

Që nga fillimi, Turqia ka mbështetur zhvillimin e diskutimeve mbi programin bërthamor të Iranit në tryezën e negociatave dhe ky qëndrim është ende i njëjtë sot, deklaroi sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

MARKETING

Erdoğan i bëri këto komente gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit pas një mbledhjeje të kabinetit.

Presidenti Erdoğan tha se si personalisht ashtu edhe përmes ministrit të Jashtëm, Turqia ka bërë përpjekje intensive diplomatike, për të ndaluar përplasjet në konfliktin Izrael-Iran.

“Ne i kemi informuar qartë homologët tanë se Turqia është e gatshme të bëjë çfarëdo që kërkohet prej nesh (në konfliktin Iran-Izrael), përfshirë edhe lehtësimin”, tha ai.

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se sulmi i Izraelit, i nisur nën pretekstin e shënjestrimit të objekteve bërthamore të Iranit, ka qëllime të gjera dhe të fshehta, shtoi Erdoğan.

“Me çdo akt shtypjeje, çdo pikë gjaku të derdhur dhe çdo krim kundër njerëzimit, Izraeli po rrezikon gradualisht ekzistencën e vet dhe të ardhmen e kombit”, shtoi ai.

“Çdo hap i ndërmarrë në rajonin tonë pa marrë parasysh realitetet çon në fatkeqësi të mëtejshme. Këto fatkeqësi zakonisht rezultojnë në rënien e tiranëve”, paralajmëroi udhëheqësi turk.

Më tej Erdoğan vuri në dukje se “Izraeli i cili ka shkatërruar Gazën dhe e ngacmon rajonin”, mund ta kuptojë gabimin e tij shumë vonë.

Duke folur për përparimin e industrisë mbrojtëse të Turqisë, Erdoğan tha se në dritën e zhvillimeve të fundit, Ankaraja po bën plane prodhimi për të sjellë stoqet e saj të raketave me rreze të shkurtër dhe të gjatë veprimi në nivelin e parandalimit.

“Së shpejti, do të kemi kapacitet mbrojtës që askush nuk do të guxojë ta sfidojë”, njoftoi ai.

MARKETING