Turqia nuk “gjen qetësi”, një tjetër tërmet “shkund” vendin

Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka “goditur” Turqinë gjatë mbrëmjes së sotme.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave epiqendra e tërmetit ndodhet 54 kilometra në jugperëndim të Kahramanmaras, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar tërmeti ka goditur Turqinë Qendrore pak pas orës 20:30, me orën në Shqipëri.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme në ndërtesa apo në njerëz.
Gjithashtu mijëra ndërtesa u shembën apo mbetën të dëmtuara, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë humanitare.