Turqia mohon raportet për tërheqjen e trupave nga postet ushtarake në veri të Sirisë

Turqia mohon raportet për tërheqjen e trupave nga postet ushtarake në veri të Sirisë

MARKETING

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka mohuar raportet që pretendojnë se trupat turke janë tërhequr nga postet ushtarake në veri të Sirisë pranë kufirit turk, raporton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

“Raportet që pretendojnë se Forcat e Armatosura Turke (TSK) janë tërhequr nga disa zona të rajonit të ‘Burimit të Paqes’ nuk janë të vërteta. TSK-ja vazhdon aktivitetet e saj në rajon në koordinim me qeverinë siriane”, thanë burime nga ministria

Burimet e ministrisë paralajmëruan kundër asaj që e përshkruan si dezinformim i qëllimshëm dhe i bënë thirrje publikut të mbështetet vetëm në deklaratat zyrtare.

Në veri të Sirisë, Turqia që nga viti 2016 ka kryer një sërë operacionesh të suksesshme antiterroriste, përfshirë: “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2019) dhe “Burimi i Paqes” (2019), me qëllim për të parandaluar krijimin e një korridori terrorist dhe për të siguruar vendosjen paqësore të banorëve vendas.

MARKETING