Turqia kritikon qeverinë e Netanyahut për vendimin e saj për të zgjeruar pushtimin në Gaza

Türkiye ka deklaruar se vendimi i fundit i qeverisë izraelite të udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu për të zgjeruar pushtimin e saj në Gaza është një “manifestim i mentalitetit ekspansionist dhe shkatërrues”, transmeton Anadolu.
“Izraeli duhet t’i japë fund veprimeve të papërgjegjshme që synojnë të tërheqin të gjithë rajonin në një konflikt të plotë”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes, duke paralajmëruar se Izraeli po destabilizon rajonin dhe po rrezikon paqen përmes veprimeve të saj ushtarake kundër vendeve si Siria, Libani dhe Jemeni.
Ministria turke kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të mos hesht dhe të marrë një “qëndrim vendimtar përballë agresionit të pakufizuar të Izraelit, jo vetëm për paqen rajonale, por edhe për paqen globale”.
“Türkiye mbetet e përkushtuar për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme, në bashkëpunim dhe solidaritet me vendet e rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar më të gjerë”, tha ministria.
Izraeli ka vrarë mbi 52 mijë palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023 dhe së fundmi ka miratuar një plan për të zgjeruar sulmet ushtarake dhe për të pushtuar të gjithë territorin.