Turqia i reagon ministrit të Jashtëm të Izraelit: Nuk mund të arrish paqen duke vrarë negociatorët dhe duke kërcënuar diplomatët

Turqia i reagon ministrit të Jashtëm të Izraelit: Nuk mund të arrish paqen duke vrarë negociatorët dhe duke kërcënuar diplomatët

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Türkiye ka reaguar ndaj postimit të ministrit të Jashtëm izraelit Yisrael Katz në rrjetet sociale dhe tha se Izraeli nuk mund të arrijë paqen përmes kërcënimeve dhe eliminimit të negociatorëve.

“Nuk mund të arrish paqen duke vrarë negociatorët dhe duke kërcënuar diplomatët”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Oncu Keceli në rrjetin social X.

Türkiye ka shpallur njëditë zie kombëtare për shkak të vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, ndaj flamujt në misionet diplomatike turke janë ulur në gjysmështizë.

Në këtë kuadër, flamujt janë vendosur në gjysmështizë në Ambasadën Turke në Tel Aviv dhe Konsullatën e Përgjithshme për Palestinën në Jerusalem.

Pikërisht për këtë kreu i diplomacisë izraelite, Kotz, ka vënë në shënjestër diplomatët turq në Tel Aviv dhe Al-Quds në postimin e tij në rrjetet sociale.

MARKETING