Turqia, Egjipti dhe Katari mirëpresin formimin e komitetit teknokratik palestinez për Gazën

Turqia, Egjipti dhe Katari mirëpresin formimin e komitetit teknokratik palestinez për Gazën

Turqia, Egjipti dhe Katari mirëpritën krijimin e një komiteti palestinez teknokratik për administrimin e Rripit të Gazës, të kryesuar nga Dr. Ali Abdel Hamid Shaath, duke e cilësuar si një “zhvillim të rëndësishëm” drejt forcimit të stabilitetit dhe përmirësimit të situatës humanitare në Gaza, transmeton Anadolu.

Si ndërmjetësues, këto vende shprehën shpresën se krijimi i komitetit do të lehtësojë zbatimin e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, në përputhje me planin e shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump, “duke kontribuuar kështu në konsolidimin e armëpushimit dhe parandalimin e përshkallëzimit të ri”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë nga Ministria e Jashtme e Turqisë të mërkurën.

Vendet gjithashtu theksuan nevojën që të gjitha palët ta respektojnë plotësisht marrëveshjen për të arritur paqe të qëndrueshme dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për rindërtimin e Gazës, duke përmbushur aspiratat e popullit palestinez “për siguri, stabilitet dhe një jetë dinjitoze”.

Komiteti është pjesë e një plani të propozuar nga Trump për të administruar Gazën pas luftës së Izraelit në territor, e cila ka lënë pas më shumë se 71.000 të vrarë gjatë dy viteve. Një armëpushim i brishtë është në fuqi që nga 10 tetori 2025.

I dërguari amerikan Steve Witkoff njoftoi nisjen e fazës së dytë të planit për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke kaluar nga armëpushimi te çmilitarizimi, qeverisja teknokratike dhe rindërtimi.

Ai tha se faza e dytë krijon një administratë palestineze teknokratike kalimtare në Gaza, Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), dhe nis rindërtimin e Gazës

MARKETING