Turqia e ”shkel” Greqinë dhe prek finalen e Eurobasketit, shkëlqen Ercan Osmani

Turqia është finalistja e dytë e Eurobasketit.
Kombëtarja e Turqisë në gjysëmfinale shënoi fitore bindëse ndaj Greqisë, me rezultat 94-68.
Basketbollisi me preardhje shqiptare, Ercan Osmani i cili është pjesë e Turqisë, shkëlqeu sonte, duke shënuar 28 pikë, bëri 6 kërcime dhe 2 asistime.
Në finalen e madhe, Turqia do të përballet me Gjermaninë, ndeshje e cila zhvillohet të dielen në ora 20:00.
Është vetëm hera e dytë në historinë e Turqisë që do të luajnë në finalen e Eurobasket, pas vitit 2001.