Turqia do të marrë komandën e KFOR-it për herë të dytë në tetor 2025

Turqia do të marrë komandën e KFOR-it për herë të dytë në tetor 2025

Turqia do të marrë përsëri komandën e Forcës Paqeruajtëse të Kosovës (KFOR) në kuadër të NATO-s duke filluar nga tetori 2025 për një periudhë njëvjeçare, raporton Anadolu.

MARKETING

Lajmin e bëri të ditur Kundëradmirali Zeki Aktürk, Këshilltar për Shtypin dhe Marrëdhëniet me Publikun i Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë, në një konferencë për mediat, duke theksuar se vendi i tij do të vazhdojë të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar.

Në periudhën tetor 2023-2024, Turqia përmbushi me sukses detyrën e komandës së KFOR-it dhe tashmë është konfirmuar se do të kryejë këtë detyrë për herë të dytë, duke respektuar vendimet e NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara, tha Aktürk.

“Vendi ynë, si në të kaluarën, ashtu edhe sot dhe në të ardhmen, do të vazhdojë të japë kontribute të rëndësishme dhe vendimtare për sigurinë e rajonit euroatlantik. Ne do të realizojmë këtë detyrë me transparencë dhe paanshmëri të plotë, duke përmbushur të gjitha përgjegjësitë ndërkombëtare”, tha Aktürk.

Gjithashtu, Aktürk njoftoi se për herë të parë në historinë e NATO-s, një gjeneral turk është zgjedhur në pozicionin e rëndësishëm të “Drejtorit të Bashkëpunimit dhe Sigurisë” në selinë e NATO-s në Bruksel.

Ky zhvillim “konsiderohet si një tregues i qartë i rolit të rëndësishëm dhe kontributit të vazhdueshëm të Turqisë në sigurinë dhe stabilitetin e NATO-s”, tha kundëradmirali turk.

Gjeneralmajor Özkan Ulutaş shërbeu si komandant i KFOR-it nga tetori i vitit 2023 deri në tetor 2024, kur këtë detyrë ia dorëzoi gjeneralitmajorit italian Enrico Barduani.

MARKETING