Turqi, shpëtohet një foshnje 18-muajshe 55 orë pas tërmetit
Rreth 55 orë pas tërmeteve katastrofike që goditën pjesën jugore të Türkiye-s, ekipet e shpëtimit sot nxorën të gjallë një vajzë 18 muajshe nga rrënojat, raporton Anadolu.
Masal u shpëtua nga rrënojat e tërmetit në provincën Kahramanmaraş, ku u regjistrua epiqendra e tërmetit.
Omer Kiraccakali, babai i vajzës, i cili doli vetë nga rrënojat menjëherë pas tërmeteve, u ribashkua me foshnjën e tij pas 55 orësh pritjeje plot shpresë.
Vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar nënën e saj 23 vjeçare Yeliz Kiraccakali, e cila është ende nën rrënoja.
Raportohet se Kiraccakali u tha ekipeve të shpëtimit se ajo e mbajti gjallë fëmijën e saj duke e ushqyer me gji.
Mbi 8.574 persona humbën jetën dhe 49.133 të tjerë u plagosën në Türkiye pas dy tërmeteve të fuqishme të hënën që goditën pjesën jugore të vendit, sipas shifrave më të fundit.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, goditën 10 provinca dhe prekën më shumë se 13 milionë njerëz.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Sirinë fqinje, duke shkaktuar mijëra të vdekur dhe të plagosur si dhe dëme të mëdha.